
Pas konfirmimit të largimit të tij nga Chelsea, mbrojtësi brazilian Thiago Silva duket se do bëhet me skuadër të re.
Silva, ka filluar bisedimet të rikthehet në Brazil te skuadra ku e filloi karrierën e tij Fluminense.
Sipas gazetarit sportiv Fabrizio Romano, Silva do nënshkruaj kontratë me kampionët e Amerikës Jugore deri më 2026-tën dhe se tani po punohet për të finalizuar marrëveshjen.
Silva, deri më tani ishte pjesë e Chelseat ku fitoi Ligën e Kampionëve, Superkupën dhe Kupën e Botës për klube.
Ai luajti më parë edhe për klube të mëdha si PSG, ku fitoi shumë herë titullin e kampionit në Francë si dhe Serie A me skuadrën e Milanit