Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Thirrja e biznesmenit kosovar në Gjermani: Në Evropë vetëm për punë sezonale, jo për të jetuar

Gazeta10
18 October 2023 - 22:30

Afaristi i njohur shqiptar në Gjermani, Isak Neziri, në emisionin “Politiko”, me gazetarin Kushtrim Sadiku ka thënë se që nga viti 2010 ka punësuar studentët që krahas shkollimit të punojnë, të mbulojnë shpenzimet e tyre dhe të ndihmojnë edhe familjet.

Ai tutje tha që sot të rinjtë nuk duhet të lëshojnë Kosovë sepse të ardhurat e mbetura nga puna në Gjermani janë të vogla kurse në Kosovë nëse punohet shumë mund të këtë të ardhura të mira.

Ai tutje tha që për këtë ka vendosur që të kthehet për të investuar në Kosovë, për t’iu ndihmuar të rinjve që ata të mos ikin nga Kosova.

Neziri ka porositur të rinjtë që të studiojnë e punojnë në Gjermani, por pas përfundimit të studimeve të kthehen në Kosovë për të zhvilluar vendin. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.