Besnik Tahiri ka thënë se AAK është një subjekt politik që ka lënë pas vetes vendime të mëdha.
Tahiri është shprehur krenar me hapat që ka bërë AAK përgjatë rrugëtimit të saj.
“Ne jemi një subjekt politik shumë i fortë. Kemi ec përpara, kemi lane vendime. Vendime këto që sa të jeton shqiptari i Kosovës ka me jetu me vendime të qeverisë Haradinaj”, ka thënë Tahiri.
Për më tepër, Tahiri ka lavdëruar kryetarët e komunave të cilët aktualisht po kandidojnë edhe për deputetë të Kuvendit të Kosovës.
“Veç këqyrne Gjakovën çfarë transformimi është ba në atë qytet. Pastaj Smajli, e Balia. Bali Muharremi, do thojnë Albin baba, jo jo është Bali baba”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikut. /Gazeta10/