
Shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë kanë thyer rekord, duke arritur vlerën prej rreth 440 milionë eurove.
AKB-ja ka bërë një studim rreth shkëmbimeve tregtare Kosovë Shqipëri për vitin 2023, kunga kjo del se ato janë rritë dukshëm në krahasim me vitin 2022.
Shkëmbimet tregtare mes dy shteteve tona Kosovë-Shqipëri për vitin 2023 thyen rekordin me importe dhe eksporte mes bizneseve, ku Kosova ka importuar nga Shqipëria rreth 326 milionë euro kurse bizneset e Kosovës kanë eksportuar 113 milionë euro.
Nëse e krahasojmë me vitin 2022 shkëmbimet tregtare ishin 356 milionë euro, kurse 2023 ishim 439 milionë euro, apo rritje prej rreth 83 milionë euro ose mbi 23 për qind më shumë.
Kryetari i AKB-ës Agim Shahini thotë se pavarësisht raporteve politike dhe qeveritare, bizneset, qytetarët dhe konsumatorët në të dy anët rritin bashkëpunimin dhe besimin e ndërsjellët në të mirë të rritjes së ekonomisë kombëtare. /GAZETA10/