Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

“Ti je njeri i vogël kur vjen në këtë Tokë për të vuajtur suksesin”- Ish menaxheri ia bllokoi këngën, reagon Tayna

Gazeta10
11 Qershor 2024 - 11:27

Pas heqjes së këngës nga YouTube, nga ish-menaxheri, ka reaguar reperja Tayna, duke u kërkuar falje fansave të saj.

Ajo tha se duhet durim, para siç është shprehur ajo “mjeranëve të cilët nuk lënë një rast t’u ikë, pa treguar sa të vegjël”.

Tayna përmes një postimi në Instagram në lidhje me këtë rast, është shprehur se ia ka lënë në dorë drejtësisë dhe Zotit.

“I kërkoj ndjesë dëgjuesve t’mi për videon e hequr, por unë e di që do më kuptoni, e bashkë me mua, do bëni durim para mjeranëve të cilët nuk lënë një rast t’u ikë, pa treguar sa të vegjël janë! Unë ja kam lënë në dorë drejtësisë edhe Zotit”, është shprehur tutje ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.