Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Ti trim e të tjerët tucana”, basti i humbur përplas ashpër Matoshin dhe Spahiun

Gazeta10
24 January 2025 - 21:41

Një debat i ashpër është zhvilluar në “Politiko” në mes të panelistëve, Halil Matoshit dhe Nexhmedin Spahiut lidhur me një bast që ata kishin vendosur me njëri-tjetrin, dhe i cili kishte të bënte me një deklarim të mëhershëm të Spahiut.

Matoshi ka thënë se Spahiu e thotë çdo fjalim me dy kuptime dhe se nuk ka fituar as edhe një kusht.

“Nexhi, kurrë s’ka fituar as edhe një kusht. Çdo fjali e thotë me dy kuptime. Gjithmonë ujin e çon në mulli të vetin. Kurrë  Nexhin s’e kam ni tu i thanë dikujt mirë e ki”, ka thënë Matoshi.

Spahiu ka sqaruar se për çfarë basti bëhej fjalë.

“M’ka thanë që unë kam deklaru se kanë me citu mediat e Beogradit. I thash mirë e kqyrim regjistrimin në youtube. U lidhëm me një drekë edhe mbet me gjetë. E kontrollova dhe unë nuk e kisha thanë atë fjalinë, që Halili kanë me të citu mediat e Beogradit”, ka thënë Spahiu.

Megjithatë, debati mes tyre ka vazhduar edhe për veriun.

“Ky m’ka thanë ti s’ke guxu me shku në veri”, ka thënë Matoshi.

“Unë jam shku, e ti jo”, ka thënë Spahiu.

“Ti trim e të tjerët tucana”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.