Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Tifo grupi ‘Plisat’ kërkojnë llogari për gjendjen momentale tek KB Prishtina

Gazeta10
11 November 2022 - 16:08

KB Prishtina nuk po kalon momente mjaftë të mira në eliten e basketbollit, andaj tifo grupi i tyre ka reaguar me një deklaratë në rrjetet sociale.

“Gjendja e klubit tonë të zemrës në basketboll nuk është duke ofruar një dritë në fund të tunelit. Krenaria e klubit nuk guxon të fillojë të humbet e të mos jap askush llogari për të. Ne gjithmonë kemi qenë ithtarë të asaj se na mjafton ta shohim angazhimin e të gjithëve për të mirën e klubit. Mu për këtë arsye kemi qenë vendimtarë në ndërrimin e kryesisë së klubit në Shkurt të vitit të kaluar. Atëherë kur gjithçka shkonte keq për klubin dhe besonim se rifreskimi i kryesisë është mundësia e vetme e këndelljes së tij.

Menaxhmenti i emëruar në vitin e kaluar erdhi me fjalë të medha, me premtime të mëdha. Por, as vitin e kaluar, e as këtë vit nuk po shihet se ka permirësim në gjendjen e klubit tonë. Dështimet në arena europiane, transferimet e vonshme, ndërrimi i kryetrajnerit, ambienti i ftohtë brenda lojtarëve janë gjitha këta faktorë per mosmenaxhimin e mirë të klubit. Andaj, Plisat shprehim pakënaqësinë tonë ndaj menaxhimit të klubit.

Klubi duhet të jetë në dorën e njerëzve të cilët e duan klubin pa kushte dhe janë të etur për suksese siç ishin para disa viteve.

Besojmë se kryevendin duhet ta marrë dikush që ka ide se si menaxhohet klubi më me nam dhe histori në basketbollin shqiptar.

Duke potencuar se edhe ne Plisat kemi anëtarë të bordit brenda klubit, duam të paralajmerojmë se jemi të detyruar të ofrojmë zgjidhje të reja rreth së ardhmes së klubit.

KB Prishtina i është mësuar trofeve, sukseseve, dhe mbi të gjitha perfaqësimeve dinjitoze.

Prishtina duhet të rikthehet aty ku e ka vendin si klubi më i suksesshëm shqiptar”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.