Sfida ndërmjet Ballkanit dhe Slavia Pragës e cila do të luhet javën e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri” do të jetë vendimtare për dyja ekipet për kalimin në fazën e eleminimit direkt në Ligën e Konferencës.
Tifogrupi i ekipit Çek “Tribuna Sever” ka paralajmëruar se ata do të udhëtojnë në Kosovë për të përkrahur ekipin e Slavia Pragës.
Njëkohësisht kjo është hera e parë që tifo-grupi “Tribuna Sever” organizon udhëtim me aeroplan për një ndeshje.
“Tribuna Sever’ organizon lidhje direkte ajrore për herë të parë në histori. Mund të jetë ndeshje vendimtare për avancim në kupat evropiane. Për më tepër dita pas ndeshjes është festë dhe nuk ka nevojë për të marrë një tjetër ditë të lirë. Kapaciteti i aeroplanit është 189 ulëse. Udhëtimi do të bëhet në mëngjesin e 27 tetorit dhe kthimi menjëherë pas ndeshjes. Transporti përfshinë të gjitha transferet për ndeshje dhe kthimin në aeroport në kryeqytetin e Kosovës. Çmimi është 9999 korona (406 euro).
Nëse deri më 20 tetor nuk mbushim aeroplanin, udhëtimi anulohet”, ka njoftuar ky tifo-grup.
Ndeshja Ballkani – Slavia Praga luhet më 27 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”.