Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Tifozi në Argjentinë ngjitet në majën e Obeliskut 68 metra të lartë dhe rrezikon jetën

Gazeta10
20 December 2022 - 9:35

Një tifoz u ngjit në majën e Obeliskut të Buenos Aires, i cili është pothuajse 68 metra i lartë, gjatë festimeve për triumfin e Argjentinës në Kupën e Botës 2022, pas një finaleje historike kundër Francës.

Ai që u ngjit deri në majën e monumentit historik rrezikoi jetën e tij, ndërsa imazhet tronditën mijëra njerëz të pranishëm në “Plaza de la República”.

“I çmendur, imazhi është i tmerrshëm! Nuk ka kuptim… Duhet të jetë i lidhur, besoj se është i lidhur”, – komentuan gazetarët që mbulonin festimet për kanalin televiziv C5N. Burimet zyrtare konfirmuan se skuadra argjentinase do të festojë fitoren në Botërorin e Katarit 2022 me tifozët e saj para Obeliskut të Buenos Aires.

“Skuadra kampione e botës do të niset të martën në mesditë për në Obelisk për të festuar titullin e botës me tifozët”, – tha Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) nga llogaria e saj në Tëitter./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.