Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Time Kadrijaj: Albin ma mirë mos fol hiç, nuk po të ecin mashtrimet

Gazeta10
04 June 2024 - 16:20

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka bërë një reagim pas publikimit të një bisede ndërmjet shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiq, përgjegjësin kryesor të sulmit në Banjskë.

Sot për këto biseda u deklarua edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili para mediave tha se situata duket e montuar.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj në reagimin e bërë thotë se kryeministrit Kurti më nuk po i ecin mashrimet.

“Albin ma mirë mos fol hiq. Tash ma s’po të ecin mashtrimet e arsyetimet banale. Po boll mirë që të doli boja”, thotë ajo në reagimin e bërë në Facebook.

Ndryshe, publikimi i bisedës ka nxitur reagime të shumta, kurse vetë Kusari-Lila ende nuk ka bërë ndonjë reagim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.