Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Time Kadrijaj: Vërtet nuk i kuptoj disa deputetë të Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovcin hiç se hiç

Gazeta10
24 August 2024 - 9:44

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se deputetët e Vetëvendosjes ‘shesin’ mjegull kinse për marrëdhënie të shkëlqyeshme me Amerikën, por sipas saj deklaratat e zyrtarëve amerikanë se kanë mospajtime me Qeverinë Kurti tregojnë krejt tjetër gjë.

Ajo përmes një postimi në Facebook thotë se vizita e shefit të CIA-s nuk ka lidhje me shenja miqësie, por është një angazhim amerikan në Ballkan dhe në Kosovë për shkak të gjendjes së sigurisë.

Kadrijaja thotë se deputetët e VV-së fare nuk arrinë t’i kuptoj, por më së paku deputetin Mefail Bajqinovci.

Postimi i saj:

Une vërtet nuk i kuptoj disa deputetë të VV, e qet Mefail Bajçinovcin hiç se hiç, kur tash e muaj kemi deklarata te vazhdueshme te zyrtareve amerikan se kane mospajtime me Qeverine Kurti, e keta shesin mjegull sikur keto maredhenie jane te shkelqyeshme.

Kjo u tha qarte edhe këto ditë nga Ambasadori Amerikan, e këta ende vazhdojnë me mashtrime, se nuk u mbet alternativë tjetër.

Ndërsa vizitat e shefit të CIA-së në Kosovë, Bosnjë e Serbi, nuk kane lidhje me shenja miqësie, por me nje angazhim amerikan ne Ballkan e edhe ne Kosove, kjo për shkak të gjendjes së sigurisë.

E ju vazhdoni me mashtrime po ma spo ju pinë ujë!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.