Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Titrimi “shqip-shqip” nga Top Channel, flasin nga produksioni i serialit “Rrushe”

Gazeta10
24 May 2023 - 0:13

Gazetari i Kulturës në Kanal10 Blend Aliu ka treguar në Prime Time se produksioni i serialit kosovar “Rrushe” kishte bërë kërkesë paraprake ndaj televizionit Top Channel për titrimin në shqip të tij.

Produksioni i kontaktuar nga Kanal10, përkatësisht aktorja kryesore dhe regjisorja e serialit Doresa Rexha ka deklaruar se ky projekt u takon të gjithë qytetarëve pa dallim duke përfshirë edhe shurdhëmemecët.

“Pas reagimeve kam kontaktuar produksionin, me aktoren dhe regjisoren e serialit Doresa Rexha e cila për Kanal10 ka thënë se nuk qëndrojnë konstatimet e tilla se ka të bëjë me moskuptimin e gjuhës që flitet në Shqipëri. Sipas saj, kjo ka qenë një kërkesë e vet produksionit “Rrushe” sepse seriali u takon të gjitha kategorive të qytetarëve. Si rrjedhojë produksioni ka dashur që serialin ta bëjë të qasshëm edhe për personat shurdhmemecë.”, deklaroi gazetari i Kanal10.

Titrimi shqip-shqip që i ka bërë televizioni “Top-Channel” në Shqipëri serialit kosovar “Rrushe” të martën në mbrëmje ka nxitur debat të madh në rrjetet sociale në Kosovë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.