Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tolaj për rektor të UP-së: Punën time për 8 muaj, dikush as 48 muaj s’mund ta bëj

Gazeta10
21 November 2022 - 14:11

Kandidatët për të parin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” i janë nënshtruar procesit të intervistimit gjatë ditës së sotme, raporton Gazeta10.

Gjatë intervistimit të tij profesori i Fakultetit të Mjekësisë, Ilir Tolaj i cili po e synon postin e të parit të Universitetit të Prishtinës, ka bërë prezantimin e planit të tij, duke e konsideruar UP-së si institucionin më të rëndësishëm në vend që për 20 vjet nuk ka arritur përparimin që ai do të dëshironte.

“UP është institucion më i rëndësishëm i arsimit në vend. Në 20 vjet e pas luftës përparimi nuk ka qenë në shkallën që nuk kishim pas dëshirë. Mundësitë janë të kufizuara kur ndërpritet një mandat papritur”, ka thënë Tolaj.

Kur foli për plagjiaturën në këtë institucion, tha se për këtë çështje duhet të ketë rregulla e kritere të veçanta.

Ai vet është i akuzuar nga organizata ORCA se temën e ka plagjiat nga një punim në gjuhën angleze, e për këtë pati një sqarim interesant.

“Tema kryesore e çdo programi është plagjiatura. UP do të duhet të ketë kritere për këtë dukuri. Çdo temë është lehtë e realizueshme, para pranimit duhet t’i nënshtrohet kontrollit anti-plagjiat. Ata të cilët e dinë që punojë shumë, e dinë që atë punë që unë mund ta kryejë për 8 muaj dikush nuk mundet ta kryej për 48 muaj”, u shpreh Tolaj.

Për këtë pozitë kanë aplikuar: Sefer Avdijaj nga Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN), But Dedaj nga Fakulteti Ekonomik, Ermir Rugova nga FSHMN, Qerim Qerimi nga Fakulteti Juridik, Sali Salihu nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Ilir Tolaj nga Fakulteti Mjekësisë.

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës kishte emëruar si ushtruese të detyrës së rektorit, Luljeta Plakolli-Kasumin, profesoreshë në Fakultetin Juridik.

Konkursi ishte shpallur pasi më 21 tetor 2022, ish-rektori Naser Sahiti ishte shkarkuar nga Këshilli Drejtues i UP-së, me arsyetimin se kishte treguar performancë të dobët dhe mos përmbushje të detyrave të menaxhmentit të lartë sipas përcaktimeve të ligjeve dhe Statutit në fuqi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.