Gazeta10

Tom Gashi thotë se prokurori po i neglizhon hetimet e rastit Astrit Dehari

Avokati Tom V. Gashi ka zbuluar informacione të reja për rastin Dehari ku sipas postimit të bërë në rrjetin social Facebook, thuhet se arsyeja pse prindërit e Astritit kanë kërkuar përjashtimin e Prokurorit Afrim Shefkiu nga Hetimi i Vrasjes së djalit të tyre është se plagët e shkaktuara në ballë janë bërë me goditje me boks të hekurit, gjë që sipas tyre është neglizhuar nga personi në fjalë.

“… Prokurorit të Rastit i janë bërë dhjetëra kërkesa në të cilat ai nuk është përgjigjur asnjëherë dhe njëra prej tyre është që të kerkojë sqarime nga ekspertet e mjekësisë ligjore në Prishtinë lidhur me plagët e shkaktuara tek Astrit Dehari në ballë e që janë në forma sferike-rrumbullakëta dhe që kanë largësi e diametër të njëjtë dhe sipas te gjitha rrethanave janë shkaktuar me goditje me boks të hekurit. Prokurori zgjodhi rrugën e Heshtjes dhe për këtë arsye Prindërit e Astrit Deharit kanë kërkuar përjashtimin e Prokurorit Afrim Shefkiu nga Hetimi i Vrasjes së djalit të tyre Astrit Dehari”, shkruan Gashi në Facebook.

Avokati gjithashtu ka njoftuar se nesër do të mbajë konferencë për media lidhur me rastin./Gazeta 10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë