Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tomë Gashi bëhet avokati i familjes së 18-vjeçarit që u vra në Podujevë

Gazeta10
23 January 2024 - 14:07

Avokati Tomë Gashi e ka pranuar zyrtarisht kërkesën e familjarëve të Lulzim Fejzullahut për ta përfaqësuar lëndën e vrasjes së 18-vjeçarit.

Kërkesa, avokatit Gashi iu bë të hënën nga Rrahim Fejzullahu, xhaxhai i 18-vjeçarit.

Sot, Gashi e ka marrë përsipër përfaqësimin e familjes në këtë lëndë, shkruan lajmi.net.

Ai e ka dorëzuar autorizimin e tij në Prokurori, Gjykatë dhe IPK dhe ka kërkuar përgjigje nga këto institucione lidhur me shkresat e lëndës.

“Ne cilësi te avokatit-përfaqësuesit juridik te Rrahim Fejzullahut – axha i te ndjerit Lulzim Fejzullahu, sot kam dorëzuar autorizimin ne Prokurori, Gjykate dhe IPK. Tani, po presim përgjigje nga këto institucione”, ka shkruar Gashi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.