
Faton Topalli – ish deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës ka thënë se Kryeministri, Albin Kurti, nuk do të duhej të merrte pjesë në dialogun teknik me Serbinë.
Topalli më tej i ka cilësuar si probleme anësore çështjen e targave dhe dokumenteve të identifikimit mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Gazeta10.
“Situata e shtatorit vjen si rezultat i mos diskutimit të pikës kryesore, sepse çështja e targave dhe dokumenteve është krijuar si problem që Serbia nuk e njeh Republikën e Kosovës. Pra, nëse do të zgjidhej ky problem, targat dhe dokumentet e identifikimit do të ishin problem anësore. Një prej kritikave të mija për z.Kurti është marrja pjesë në dialogun teknik, në vend se të diskutohen çështjet kryesore, si e ajo njohjes reciproke, e të pagjeturve. Të gjitha të tjerat janë të zgjidhshme”, ka thënë ai në Politiko me Kushtrim Sadikun.
Emisionin live mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Kanal10 në Youtube dhe faqen zyrtare në Facebook./Gazeta10