
Në emisionin “Politiko”, Faton Topalli ka deklaruar se zgjedhja e presidentit të Kosovës është e pamundur pa vullnetin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai theksoi se partia në pushtet ka rolin vendimtar në këtë proces, ndërsa opozita, sipas tij, ka treguar gatishmëri për kompromis.
“Nuk ka mundësi kurrë me u zgjedh presidenti i Kosovës apo presidentja në qoftë se Lëvizja Vetëvendosje nuk don. Ajo është përcaktuesja, ajo e ka fuqinë për me u zgjedh ose mos me u zgjedh, ndërsa opozita mund vetëm me pengu nëse nuk ka kompromis”, ka deklaruar Topalli.