
Antikushtetues e jokorrekt e ka quajtur deklaratën e myftiut të BIK-ut për grevën në arsim, komentatori politik, Faton Topalli.
Topalli në Politiko tha se në Kosovë, feja dhe shteti janë të ndara sipas Kushtetutës së vendit, shkruan Gazeta10.
“Jo korrekte që i pari i Basshkësisë Islame të mbanë anën e Qeverisë. Ky deklarim është antikushtetues sepse është drejtpërdrejt është përzirje në punë të shtetit. Në Kosovë feja dhe shteti janë të ndara nga njëra tjetra sipas Kushtetusës. Nuk është fare neutral. Sepse mendimi i tij është bukur i fshehur, në njërën anë mbështetë sindikatën e në anën tjetrën mban pozicionin e Qeverisë”, tha Topalli në Politiko. /Gazeta10