
Kanë filluar sot në Prizren, punimet në projektin infrastrukturor (rrugë, kanalizim dhe ndriçim): “Ndërtimi i rrugës transitore – kryqëzimi me autostradë”.
Me këtë rast kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka deklaruar që kjo rrugë ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve dhe në lëvizjen e lirë të tyre si dhe për vizitorët qasja në qytet do të jetë më e lehtë. /Gazeta10/