
Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në Prizren.
“Komuna është në fazën përfundimtare për finalizimin e procedurës për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit, kurse Ministria ka premtuar se do ta rregullojë dhe ta rikonstruktojë komplet stadiumin për ta bërë me standarde të UEFA-s,” u shpreh ai.
Sipas tij, ky projekt pritet të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën sportive në qytet, duke e afruar stadiumin me kriteret ndërkombëtare të UEFA dhe duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin e ndeshjeve dhe aktiviteteve sportive./Gazeta10