
Pas dështimit te transfermit të Eberechi Eze, Tottenhami tani kërkon me ngulm anësorin Savinho.
Mediat nga Angli raportojnë se Spurs janë të gatshëm të ofrojnë rreth 80 milionë euro për ta sjellë brazilianin në Londër.
21-vjeçari ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2029, teksa erdhi te “Qytetarët” për shumën e 25 milionë eurove.
Pep Guardiola kishte deklaruar se Savinho nuk do të largohet, por një ofertë e tillë mund të konsiderohet nga drejtuesit e klubit.
Në 48 ndeshje në të gjitha garat sezonin e kaluar, braziliani kishte shënuar tre gola dhe dhuroi 13 asistime.