Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Tottenhami kërkon Bremerin

Gazeta10
04 Maj 2023 - 16:18

Skuadra e Tottenhamit ka kthyer interesimin kah mbrojtësi i Juventusit, braziliani Gleison Bremer.

Mediumet angleze  bëjnë të ditur të enjten se Tottenhami tashmë ka bërë gati ofertën për ta bindur ekipin italian në lirimin e Bremerit në fund të sezonit.

Është mësuar se për kartonin e Bremerit ekipi anglez do të ofrojë 60 milionë euro.

26-vjeçari është ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Serie A, gjersa Juventusit iu bashkua gjatë verës së kaluar për shumën e 41 milionë eurove.

Bremer ka kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në qershorin e vitit 2027, teksa vlera e tij në treg kap shifrën e 40 milionë eurove.

Në këtë edicion të garave, mbrojtësi ka kontribuar me 4 gola e një asistim, duke u paraqitur në 39 ndeshje.

Bremer është edhe reprezentues i Brazilit, me të cilët është paraqitur në 3 ndeshje, me debutimin e tij që erdhi në shtator 2022-tës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.