
Komentatori politik, Krenar Shala ka thënë se institucionet duhe të ndërmarrin masa ndaj objekteve të rrënuara në tërë Kosovën.
Pas tragjedisë në Jabllanicë, Shala ka thënë se Komuna e Gjakovës duhet të japë përgjegjësi për mungesën e sigurimit apo rrënimit të këtyre objekteve.
“Ndoshta ka pasë përgjegjësi morale komuna që ndoshta nuk e kanë mbyll apo rrethu. Megjithatë ajo ka tregu që edhe institucioni duhet me e ni njëfarë përgjegjësie. Nuk po më duket që ka qenë e rrethuar që mos me mujtë me hy brenda”, ka thënë Shala.
Tutje, ai ka theksuar se drejtori i Inspeksionit në Gjakovë duhet të jepte gjithashtu dorëheqje.
“Unë besoj që të paktën drejtori i Inspeksionit në Komunën e Gjakovës ish dashtë me dhanë përgjegjësi. Me dhanë të paktën dorëheqje”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Ndryshe, tre fëmijë kanë vdekur të shtunën në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, si pasojë e shembjes së një objekti të vjetër./Gazeta10/