
Komentatori politik, Sadik Zeqiri e ka cilësuar si ngjarjen më të rëndë që nga paslufta vdekjen e tre të rinjve në Jabllanicë të Gjakovës, të cilët humbën jetën tragjikisht si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanuar.
Por megjithatë, Zeqiri ka kritikuar ashpër partitë politike për vazhdimin e fushatës zgjedhore përkundër ngjarjes tragjike.
“Unë mendoj që u dashtë sot asnjë subjekt politik, asnjë kandidat mos me marrë pjesë nëpër fushata ose tubime zgjedhore për shkak të humbjes së jetës së tre fëmijëve. Partitë politike nuk e di ku e kanë atë moral?”, ka thënë Zeqiri.
Zeqiri ka thënë se të gjitha partitë politike përveç Koalicionit për Familjen kanë mbajtur tubime elektorale, çka sipas tij, kjo situatë është e turpshme për to.
“Është për marre të Zotit”, ka deklaruar ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10/