
Një ngjarje tragjike ka ndodhur të mërkurën (26 gusht), në liqenin e Komanit, ku një 20-vjeçar nga Kosova dyshohet se është mbytur teksa po lahej.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë.
Sipas njoftimit të Policisë, i riu me inicialet L. D., rreth 20 vjeç, ndodhej në liqen së bashku me disa shokë.
Ai ka hyrë në ujë për t’u larë, por pak më vonë dyshohet se është mbytur.
“Rreth orës 17:30, në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur ‘Breg Lumi’, Fierzë, shtetasi kosovar L. D., rreth 20 vjeç, i cili ka qenë së bashku me disa shokë, dyshohet se është mbytur teksa lahej në liqen”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas ngjarjes, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.
Për vdekjen e tij ka njoftuar edhe shkolla ku ai ishte nxënës ku shkruajnë se ”humbja e një të riu është një dhimbje e madhe dhe e vështirë për t’u përshkruar me fjalë. Ledri do të mbetet në kujtesën tonë si pjesë e shkollës dhe e brezave që kaluan nëpër bankat e saj.
Në emër të menaxhmentit, stafit dhe nxënësve të SHMLT “Nexhmedin Nixha”, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Duraku, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën”.
Postimi:
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të ish-nxënësit të shkollës sonë, Ledri Duraku.
Humbja e një të riu është një dhimbje e madhe dhe e vështirë për t’u përshkruar me fjalë. Ledri do të mbetet në kujtesën tonë si pjesë e shkollës dhe e brezave që kaluan nëpër bankat e saj.
Në emër të menaxhmentit, stafit dhe nxënësve të SHMLT “Nexhmedin Nixha”, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Duraku, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën.
U prehtë në paqe Ledri! 🕊️
Kujtimi për të qoftë i përjetshëm.
Familjes i dëshirojmë forcë dhe kurajë për ta përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme.