Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Tragjike: Vdes një puntor në fshatin Shkabaj, bie nga lartësia

Gazeta10
28 December 2022 - 13:14

Një punëtor ka vdekur pasi ka rënë nga një lartësi në fshatin Shkabaj, raporton Gazeta10.

Viktima nuk arriti të përballojë plagët e marra teksa vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Rastin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se rasti po hetohet nga njësitë kompetente në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës.

“Rasti ka ndodhë në fshatin Shkabaj, ku një person dyshohet se ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull, nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës”, tha Ahmeti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.