
Politikanja serbe, Rada Trajkoviq, ka reaguar pasi një autobus me udhëtarë shqiptarë i linjës Cyrih – Prishtinë është sulmuar në Serbi, të shtunën rreth orës 18:50.
Trajkoviq kërkon që këta shqiptarë të pafajshëm të lihen të qetë. Madje e përmend edhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
Sipas saj, ka një plan gjermano-francez që e anëtarëson Kosovën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), duke shtuar se Vuçiq s’e do këtë.
“Lërëni të qetë këta njerëz -s’kanë faj këta shqiptarë që Vuçiq ashiqare e ka pranuar planin e Francës dhe Gjermanisë për hyrjen e Kosovës në OKB”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter.
Sulmi ndaj autobusit ka ndodhur në rrugën Nish-Leskovc.
Ostavite ove ljude na miru! Nisu vam ovi nedužni Albanci krivi što je Vučić očigledno prihvatio plan Francuske i Nemačke o ulasku Kosova u UN. https://t.co/z0TtXp0ERv
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) October 9, 2022