Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Transferimet kryesore të lojtarëve shqiptarë që ndodhën në këtë afat kalimtar

Gazeta10
02 September 2022 - 0:09

Është mbyllur afati kalimtar në pesë ligat më të forta evropiane, ku kanë spikatur disa lëvizje të futbollistëve shqiptarë.

Padyshim që për Kosovën emri i lojtarit më të lakuar në këtë afat kalimtar ishte ai i Vedat Muriqit i cili kaloi nga Lazio te Malloca, ku kishte luajtur gjashtë muajt e fundit.

Edhe lojtarët që kanë minuta te Kosova si Betim Fazliji (St Pauli), Arijanet Muric (Burnley), Ibrahim Dresevic (Karagumrug), Astrit Selmani (Hapoel ber Sheva) dhe Blendi Idrizi (Jan Regensburg) u bën me klube të reja.

Dy lojtarët e njohur të Kosovës që ishin pa klube, Hekuran Kryeziu (Winthertur) dhe Besar Halimi (Apollon Smyrnis) tashmë do të luajë këtë vit.

Nga Kombëtarja e Shqipërisë, transferimet më të bujshme i kishin Ylber Ramadani (Aberdeen) dhe Thomas Strakosha (Brentford).

Dy shqiptarët e Maqedonisë, Enis Bardhi dhe Ezgjan Alioski kanë vendosur ta vazhdojë karrierën në futbollin turke te Trabzonspor dhe Fenerbahce.

Adnan Januzaj ka kaluar te Sevilla në La Liga, ndërsa Mërgim Berisha do të luajë te Augsburg në Bundesliga.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.