Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Transportuesit e Llapit zbarkojnë para komunës së Prishtinës, ua ndaluan hyrjen në qytet pa asnjë njoftim zyrtar

Gazeta10
12 March 2025 - 13:52

Transportuesit e Komunës së Podujevës kanë ndërprerë punën në shenjë proteste ndaj një vendimi të Komunës së Prishtinës, e cila u ka ndaluar hyrjen në kryeqytet pa asnjë njoftim paraprak.

Sipas operatorëve të transportit, kjo masë ka shkaktuar pakënaqësi të madhe, duke ndikuar drejtpërdrejt në lëvizjen e qytetarëve mes Podujevës dhe Prishtinës.

Ata e konsiderojnë këtë vendim të padrejtë dhe të dëmshëm për bizneset e tyre.

Kjo nuk është hera e parë që transportuesit e Podujevës kundërshtojnë vendimet e Komunës së Prishtinës. Edhe në të kaluarën ka pasur përplasje mes palëve lidhur me rregullimin e transportit ndër-urban.

Ndërkohë, transportuesit janë mbledhur para objektit të Komunës së Prishtinës, ku po kërkojnë sqarime dhe një zgjidhje për situatën e krijuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.