Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tre burra dhe një gjermane arrestohen në Graçanicë, për çka po akuzohen këta të fundit?

Gazeta10
13 Maj 2026 - 9:32

Janë arrestuar në Graçanicë tre shtetas kosovarë, dhe një femër shtetase gjermane, pasi që gjatë kontrollit të veturës së tyre janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e marihuanës.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Graçanicë / 12.05.2026 – 23:07. Janë arrestuar tre meshkuj kosovarë dhe një femër Gjermane, pasi që gjatë kontrollit të veturës së tyre janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancave narkotike të llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.