Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tre persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Orllat

Gazeta10
19 November 2023 - 21:11

Në orët e mbrëmjes në magjistralen Prishtinë-Pejë ka ndodhur një aksident trafiku, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka deklaruar se në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Pak para orës 18:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (Gjurgjicë). Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime”, ka deklaruar Krasniqi.

Njësia policore është duke u marrë me aksidentin. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.