Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku në mes të dy veturave në rrugën Prishtinë Podujevë, raporton Gazeta10.
Rastin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Sipas zëdhënëses njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.
Sot rreth orës 08:00, kemi pranuar informatëm për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin./Gazeta10