
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku në mes të dy veturave në fshatin Landovicë të Prizrenit, raporton Gazeta10.
Sipas policisë të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar.
Fsh. Landovicë, Prizren 05.12.2022-20:15. Dy vetura me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit e veturave, si dhe dy meshkuj kosovarë- pasagjer. Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësor, janë liruar./Gazeta10