Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tre punëtorë mirëmbajnë mbi 5 mijë metra katror të shkollës “Emin Duraku” në Prishtinë

Gazeta10
29 November 2022 - 19:05

Raporti: Nita Ilazi / Kanal10

Punën e tre punëtorëve, po detyrohet ta kryej vetëm një punëtor teknik në Shkollën Fillore “Emin Duraku” në Prishtinë. Kjo pasi për mirëmbajtjen e 5 mijë metrave katror të objektit të kësaj shkolle, janë të punësuar vetëm tre punëtorë. Drejtori i shkollës ka thënë se shpesh herë edhe pjesa tjetër e stafit detyrohen që t’u dalin atyre në ndihmë në mënyrë që të përfundojnë punët. Derisa nga Ministria e Arsimit nuk kanë treguar nëse do të rekrutojnë staf shtesë, shkruan Kanal10.

Si çdo ditë tjetër, po merret me mirëmbajtjen e Shkollës Fillore “Emin Duraku në Prishtinë”.

Një pjesë të punëve e ka përfunduar, por ka ende shumë për të bërë.

Kjo pasi mbi 5 mijë metra katror të këtij objekti, mirëmbahen nga vetëm 3 punëtorë teknikë.

Fidaim Berisha ka treguar se në mungesë të punëtorëve, po detyrohet të punojë sa tre persona.

Ndërkaq, në mungesë të punëtorëve teknikë, drejtori i kësaj shkolle, Visar Osmani ka thënë se shpesh herë edhe pjesa tjetër e stafit ju dalin në ndihmë atyre në mënyrë që punët të përfundojnë.

Nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës kanë thënë se Ministria e Arsimit merret me përcaktimin e numrit të punëtorëve teknikë në shkolla.

Ndërsa, nga kjo e fundit nuk janë përgjigjur në pyetjet e televizionit.

Me mungesë të punëtorëve teknikë janë duke u përballur edhe shkollat tjera në vend.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.