
Një shofer kamioni ka përfunduar në polici, në Han të Elezit, të mërkurën, pasi nga rimorkioja e automjetit që po drejtonte kanë dalë “katër persona të panjohur”.
Sipas Policisë së Kosovës, njëri prej tyre është ndaluar, ndërsa tre të tjerët kanë arritur të largohen.
Personi i ndaluar, për të cilin thuhet se është shtetas i huaj, dyshohet se ishte kontrabanduar nga shoferi i kamionit. Për tre tjerët nuk tregohet nëse ishin kosovarë ose jo.
Nga policia thanë se njësia përkatëse e kësaj force është duke u marrë me rastin.