Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Trekëndëshi Nita-Shpati-Dea, Nita: Unë nuk kam pëlqim për Shpatin

Gazeta10
11 March 2023 - 22:18

Prej disa ditësh Nita ka pasur debate me Shpatin. Ajo ka shprehur se është ndjerë e “përdorur” nga Shpati për lojën e tij, ndaj nuk e shpëtoi në zinxhirin e nominimeve në spektaklin e shkuar.

Situata e tyre është diskutuar dhe gjatë mbrëmjes së sotme, raporton Gazeta10.

“Unë po them se është një raport shumë i mirë brenda shtëpisë. Ju kom gëzu faktit që brenda shtëpisë ka hyrë një person që ma nxjerr një anë të mirë timen. Shpati ka vazhduar një lojë me Dean, qysh janë marrë vesh ata mes vete nuk e di. Shpati ndoshta ka sjell një konfuzitet tek banorët të cilët kanë ngritur pikëpyetje se ‘Shpati a e pëlqen Dean apo Nitën?’. Unë e kam marrë Shpatin edhe i kam thënë se ‘nuk kam nevojë me u përfshi në këtë lloj loje, të lutem më kurse nga këto gjëra’.”, ka deklaruar Nita.

Ajo ka thënë se nuk ka dashur as t’i jepte Shpatit pozitën që mund të zgjedh mes saj apo Deas.

“Nuk dua të dal Shpati si ai që mund të zgjedh mes meje apo Deas. Nuk ka asgjë mes nesh dhe për të treguar që nuk jam unë në këtë mes, vendosa edhe të mos e shpëtoj në zinxhirin e nominimeve dhe nuk është që kam pëlqim për të nëse më bëhet pyetja”, ka deklaruar Nita.

Kujtojmë se Nita dhe Shpati kanë rrëfyer se jashtë shtëpisë së BBVA kanë pasur një njohje mes tyre ku edhe janë puthur, por që nuk kanë vazhduar të kenë ndonjë kontakt tutje./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.