
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci i ftuar në emisionin “Politiko” e ka akuzuar opozitën për bllokadën e ndodhur në zgjedhjen e presidentit.
Peci ka thënë se Vetëvendosja do të ketë rritje në përqindje të votuesve ndërsa opozita do të ndëshkohet, raporton Gazeta10.
“Qytetarët barrën e bllokadës nuk i’a kanë lënë Albin Kurtit, por Opozitës përshkak se këta të fundit disa herë e kanë bërë bllokimin duke filluar nga zgjedhja e kryeparlamentarit, prandaj këto zgjedhje do të vazhdojmë me rritje të përqindjes”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë./Gazeta10