
Mbrojtësi anglez, Trent Alexander-Arnold do të vazhdojë bashkëpunimin me Liverpoolin.
25-vjeçari ka arritur marrëveshje me “The Reds” për rinovimin e kontratës që pritet të zyrtarizohet në fund të sezonit.
Siç raportojnë mediat angleze, mbrojtësi i djathtë do të fitojë rreth nëntë milionë euro në sezon me kontratën e re.
Kontrata aktuale e Alexander-Arnold skadon në qershor të vitit 2025, teksa ende nuk është bërë e ditur deri në cilin vit do të jetë valide kontrata e re.
25-vjeçari ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të klubit anglez, ndërsa është promovuar në ekipin e parë në vitin 2016.
Mbrojtësi i krahut të djathtë është njëri nga lojtarët kyç të Liverpoolit tash e disa vite, teksa kohëve të fundit janë bërë shumë spekulime mbi të ardhmen e tij.
Arnold ka zhvilluar 29 paraqitje me Liverpoolin këtë edicion, prej të cilave ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar 10 asistime.
25-vjeçar me skuadrën angleze ka fituar Ligën e Kampionëve, Premierligën, Kupën e Botës për klube, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Anglisë.