Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Trepça ’89 thellon edhe më shumë krizën e Dukagjinit

Gazeta10
18 Shtator 2022 - 17:15

Trepça ’89 është ekipi i radhës që triumfon ndaj Dukagjinit, shkruan Gazeta10.

Mitrovicasit kanë triumfuar ndaj Klinasve me rezultat 3-0.

Të drejtuarit e Shpëtim Idrizit kaluan në eprësi në minutën e 18-të të ndeshjes me anë të Armend Gashit.

Robert Rrahmani e dyfishoi avantazhin pët 89-shin nga pika e bardhë.

Në minutat e fundit të takimit Trepça shënoi edhe golin e tretë me anë të sulmuesit afrikan, Christian Mba.

Me këtë fitore Trepça ’89 renditet në pozitën e pestë në tabelë më 9 pikë, ndërsa për Dukagjinin kjo ishte humbja e gjashtë këtë stinor në elitën e futbollit kosovar dhe ata renditen në pozitën e fundit në tabelë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.