Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Trepça debuton në grupet e FIBA Europe Cup, ndeshjet me Leiden

Gazeta10
24 October 2023 - 15:11

Nënkampioni i Kosovës në basketboll, Trepça nesër do të luajë ndeshjen debutuese në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.

“Minatorët” nesër do të përballen me ekipin holandez, Leiden në sfidën që do të zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Ndeshja e parë e Trepçës në këtë kompeticion ishte paraparë të zhvillohej javën e kaluar kundër Hapoel Galil Elion, por ajo ndeshje është shtyrë për një datë të pacaktuar shkaku i luftës mes Izraelit dhe Palestinës.

Skuadra nga Mitrovica arriti fazën e grupeve të këtij kompeticioni pasi në kualifikime mposhti ekipet si Tindasoll dhe Parnu për të arritur fazën e grupeve të një kompeticioni evropian për herë të parë në histori.

Leiden në ndeshjen e parë të këtij grupi triumfoi ndaj ekipit francez, Gravelines Dunkerque me rezultat 77-69.

Të drejtuarit e Adis Beciragic renditen në pozitën e dytë në tabelë në Superligën e Kosovës me katër fitore e një disfatë.

Mitrovicasit po ashtu këtë sezon kanë fituar edhe trofeun e Superkupës.

Në anën tjetër, Leiden po ashtu është fituese e Superkupës së Holandës, derisa në gjashtë ndeshjet e fundit ka pësuar vetëm një disfatë.

Kjo ndeshjet starton me fillim nga ora 19:00 dhe luhet në palestrën “Minatori”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.