Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Trepça – Peja, kryendeshja e xhiros së 26-të në elitën e basketbollit

Gazeta10
17 March 2023 - 14:50

Gjatë kësaj fundjave zhvillohet xhiroja e 26-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës, ku në program janë disa ndeshje mjaft interesante.

Vëmendja kryesore do të jetë në Mitrovicë, aty ku Trepça pret në palestrën “Minatori” rivalin e vjetër, Pejën.

Trepça do synoj rikthimin tek fitoret pas humbjes në klasiken e basketbollit ndaj Prishtinës, ndërsa Peja me një fitore do të përforconte pozitën e dytë në tabelë.

Kampioni në fuqi, Golden Eagle Ylli udhëton në Gjakovë, aty ku do përballet me skuadren e Vëllaznimit. Ekipi nga Suhareka llogaritet favorit në këtë takim, me gjakovarët që nuk dinë për fitore që nga xhiroja e 20-të.

Ponte Prizreni në këtë raund pret në shtëpi skuadrën e Rahovecit e cila tashmë ka rënë në Ligën e Parë. Ekipi prizrenas do kërkoj me ngulm fitoren pasi që po luftojnë për të siguruar plasmanin në fazën e “Play-Offit”.

Ndeshja mes Bashkimit edhe Prishtinës, e paraparë të zhvillohet këtë fundjavë është shtyrë për një datë të pacaktuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.