Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Trilogjia e gangsterëve kosovarë, filmi “Adnan Kafazi” jep premierën

Gazeta10
03 Shkurt 2023 - 14:24

Më datën 02.02.2022 në kineman Cineplexx u dha premiera e filmit “Adnan Kafazi” me regji të Genc Berishës.

Film ky vjen si një triologji e dy filmave të mëparshëm “Zonjusha” dhe “Diamanti”.

Premiera e këtij filmi bëri bashkë një numër të madh yjesh të filmi dhe të teatrit.

Regjisori Genc Berisha ka treguar ka treguar për Gazetën10 disa detaje rreth këtij filmi.

“Eksperienca ka qenë shumë e mirë sepse ekipin e kam pasur shumë të mirë, si ekipin artistik ashtu edhe ekipin teknik, edhe njëmend kam kaluar shumë mirë me ta. Prodhimet në gjuhën shqipe po janë shumë të rralla dhe njëmend po shkrijmë shumë mund për ta sjellë deri në kinema, e kështu që mendoj se ia vlen të vijnë për ta parë”, ka thënë për Gazetën 10, regjisori i filmit, Genc Berisha.

Përveç kësaj regjisori ka treguar edhe për vështirësitë që e kanë përcjellur realizimin e këtij filmi, duke filluar nga mungesa e buxhetit.

Ndërsa, aktori njëherësh producenti i filmit “Adnan Kafazi”, Besart Sllamniku tha se me suksesin të cilin ia dha publiku dy filmave të pare, e shtyu atë në plotësimin e kësaj triologjie edhe për filmin e tretë.

“Ka qenë si në filmat “Zonjusha” dhe “Diamanti”por në një nivel më të lartë, domethënë eksperienca ka qenë shumë e mirë. ‘Adnan Kafazi’ ka ardhur si sukses i “Zonjushës” dhe “Diamantit”edhe po besoj që ata që i kanë pëlqyer këto dy filma na kanë motivuar dhe e kemi bërë edhe “Adnan Kafazin”, domethënë po të mos kish qenë ai sukses, ne nuk do e kishim bërë,” tha Sllamniku.

Ky film, ka bërë bashkë aktorët e filmit dhe teatrit të cilët ishin të përfshirë edhe në dy filmat tjerë “Zonjusha”dhe “Diamanti”.

Pjesë e kastit të “Adnan Kafazi”, janë aktorët Armond Morina, Arta Muçaj, Shkumbin Istrefi, Ernest Malazogu,Fatmir Spahiu etj, ku përveç tyre në këtë filmë pjesmarrës do’të jenë edhe disa nga yjet e muzikës. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.