Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Trump jep lajmin e mirë: Çmimi i naftës do të bie ndjeshëm pas fitores ndaj Iranit

Gazeta10
08 September 2026 - 8:13

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se çmimi i naftës do të bjerë ndjeshëm nëse Shtetet e Bashkuara e fitojnë luftën kundër Iranit.“Çmimet e naftës do të bien, ashtu siç po bie çdo gjë tjetër, por edhe më shumë kur ta fitojmë luftën”, ka thënë Trump.

Sipas presidentit amerikan, çmimi i karburantit mund të zbresë në 3 dollarë për gallon, ndërsa më pas, sipas tij, mund të shkojë edhe nën 2 dollarë për gallon.“E gjitha kjo do të ndodhë shpejt dhe Irani nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore”, ka deklaruar Trump.

Aktualisht, sipas të dhënave, çmimi mesatar i naftës dizel në SHBA është rreth 4.15 dollarë për gallon, ndërsa në Kaliforni arrin në rreth 5.86 dollarë.

Një gallon është i barabartë me rreth 3.79 litra.

Deklaratat e Trumpit vijnë në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme kanë shkaktuar shqetësime të mëdha për furnizimin global me energji dhe çmimet e naftës.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
08 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.