Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Trump: Liderët e Iranit janë kancer dhe kanceri duhet të hiqet sa më herët

Gazeta10
08 July 2026 - 10:30

Duke folur në samitin e NATO-s në Turqi, presidenti amerikan Donald Trump e përshkroi regjimin iranian si “njerëz të këqij” dhe e quajti administratën iraniane “të çmendur”, duke përsëritur qëndrimin e SHBA-së se Teheranit nuk duhet t’i lejohet të zhvillojë armë bërthamore.

Ai iu referua sulmeve ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit të martën, si edhe goditjeve ndaj objektivave në Kuvajt dhe Bahrein.

“Këta janë njerëz të këqij, të sëmurë”, tha presidenti amerikan.

“Ata janë një kancer dhe e dini çfarë duhet të bëni – kanceri duhet të hiqet sa më herët”.

Trump këto komente i bëri në një konferencë të përbashkët me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në samitin e NATO-s në Ankara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.