Lajme

Trump mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, Biden e mirëpret: Mirë se erdhët në shtëpi

Gazeta10
20 Janar 2025 - 17:00

Presidenti Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden mirëpritën presidentin e zgjedhur Donald Trump dhe Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“Mirë se erdhët në shtëpi”, i tha Biden Trumpit, siç raporton CNN.

Ata pritet ta mbajnë një takim të shkurtër privat.

Tradicionalisht, presidenti në largim shoqëron më pas presidentin e zgjedhur në Kapitol për ceremoninë e betimit.

Më pas, presidenti në largim dhe zonja e parë zakonisht largohen nga Kapitoli pa ceremoni të hollësishme dhe largohen nga qyteti më vonë gjatë ditës.

Pas largimit të Biden, Trump pritet të mblidhet me stafin dhe anëtarët e Kongresit në dhomën e Presidentit pranë dhomës së Senatit. Aty do t’i bëjë nominimet dhe do t’i nënshkruajë urdhrat e tij të parë ekzekutiv si president.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
11 Shkurt 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.