
Presdenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, mund ta emërojë, Sekretar Shteti, kritikun e tij më të ashpër, Marco Rubio.
Rivalitetin e tyre e dëshmonin edhe thirrjet e zbritura në personale, gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, ku Trump e quante Rubion ”Marko i vogël”.
Kurse vetë Rubio bënte komente të mprehta ‘për duart e vogla’ të Trumpit.
Por, me republikanët të vendosur fort në kontrollin e Trumpit që kur fitoi zgjedhjet paraprake, Rubio ka kaluar nga kritikues në kampion.
Ata u pajtuan publikisht menjëherë pasi Trumpi mori detyrën dhe dyshja ndanë një skenë gjatë kësaj fushate.
Kush është Marco Rubio?
Ai ka mbështetur fuqishëm Kosovën dhe pavarësinë e saj, duke u rreshtuar me politikën amerikane që e ka njohur atë që nga viti 2008.
Si senator i SHBA-së, Rubio ka mbajtur një qëndrim të fortë për të mbështetur sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, duke u përpjekur për të forcuar marrëdhëniet përmes nismave diplomatike që synojnë mbrojtjen e sovranitetit dhe interesave të Kosovës në Ballkan.
Këtë e dëshmon edhe një prej takimeve që listohej në agjendën e presidentit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçit.
Të dy ishin takuar gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara të Thaçit në nëntor të vitit 2018.
Sipas një njoftimi presidencial, takimi mes tyre kishte vijuar vetëm disa ditë para se Kuvendi i Kosovës ta miratonte transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.