Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Trysni e padrejtë” – Baraliu: S’kemi çka bisedojmë pa njohje

Gazeta10
30 January 2023 - 22:06

Bleron Baraliu ka deklaruar në Politiko në Kanal10, se si asnjëherë më parë, Kosova është duke u përballur me trysni ndërkombëtare për procesin e dialogun me Serbinë, përkatësisht themelimit të Asociacionit.

Baraliu ka komentuar edhe një tekst autorial të Derek Chollet, Këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobarit, i dërguar i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Baraliu e ka quajtur të padrejt për sic tha ai “trysnin” ndaj Kosovës, e cila nuk mbahet mend nga asnjë president amerikan, që sipas tij,  patën deklaruar se se çdo marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, në qender duhet ta ketë njohjen reciproke, shkruan Gazeta10.

“Serbia asnjëherë nuk i ka ratifkuar marrëveshjet e Brukselit, në parlamentin e vet. Shkrimi i Chollet dhe Escobar, shpjegohet si një qasje e individëve, sesa e Administratës amerikane. Katër presidentë të Amerikës nga 2007 e këndej, kanë deklaruar se cdo marrëveshje me Serbinë, pikë së pari do të ketë njohjen reciproke në qender. Aëtëherë cfarë po ndodh me këtë trysni që po i bëhet Qeverisë së Kosovës? Kjo nuk ka bazë të parimeve të demokracisë, e as me parimet konsistente amerikane që nga 2007. Kosova po dëmtohet, po i bëhet trysni e padrejt. Komuniteti shqiptar amerikan, si rrallë herë, është i bashkuar njëzëri që kjo trysni është e padrejt”, tha Baraliu në Politiko. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.