
Gazetari dhe njëherësh analisti politik, Halil Matoshi, ka thënë se me ardhjen në pushtet të Donald Trump, marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë pritet të zbatohet deri në fund të këtij viti.
Matoshi ka thënë se Kurti tashmë do ta ketë më të lehtë zbatimin e marrëveshjes me Serbinë, ngaqë sipas tij, ai do të arsyetohet para militantëve të tij se ka pasur presion më të madh me udhëheqjen e Trumpit.
“Këtu zotri Kurti me Trumpin e ka ma leht sepse para militantave të tij munet me e shitë ma leht. Thotë presioni më i madh amerikan është Trumpi, ju e dini që është i paraparashikueshëm dhe po duhet me i zbatu marrëveshjet”, ka thënë Matoshi.
Tutje derisa flitej për marrëveshjen me Serbinë, një përplasje ndodhi mes të Matoshit dhe Spahiut, e cila u përcoll me “nervozizëm” tek të dy analistët.
“Nuk e thashë qashtu”, tha Spahiu.
“T’u ka fshi traka krejt, ktheje kasetën”, është kundërpërgjigjur Matoshi. /Gazeta10/
Për më shumë ndiqeni debatin e plotë: