
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Arton Demhasaj ka thënë se partia e tij e ka nisur furishëm fushatën zgjedhore.
Demhasaj ka thënë se organizimi i AAK-së në kryeqytet ishte ndër tubimet më të mëdha që është parë ndonjëherë.
“Ky organizim ishte ndër më të mëdha që është parë ndonjëherë. Salla nuk i zinte njerëzit”, ka thënë ai në “Politiko”.
Ai ka theksuar se tubimet e tilla i japin një goditje kryeministrit aktual, ndërsa të njëjtin e ka cilësuar si “mashtrues”.
“Kjo tregon që kjo Qeveria e mashtrimit e ka marrë një goditje të fortë. Nesër në Gjakovë do ta ketë goditjen edhe më të fortë. Sot Albin mashtruesi e mori goditjen e parë”, ka thënë Demhasaj. /Gazeta10/