
E përmendi Thaçin bashkë me Vuçiqin në Paris, Çitaku i reagon Kurtit: Turp, e shpërfaq vogëlsinë e tij
Kryeministri Albin Kurti sot në një panel në Forumin e Paqes në Paris, duke folur për idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, ka përmendur ish-presidentin Hashim Thaçi.
Ai tha se Thaçi ishte homolog i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për këtë ide dhe të dy i përshkroi si udhëheqës autoritarë.
Për këtë deklaratë të tij ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e cila ka thënë se ka kohë që Kryeministri Kurti merret me Presidentin Thaçi, si në Kuvend të Kosovës ashtu edhe në vizita të tija jashtë vendit, raporton Gazeta10.
Deklaratën e Kurtit, Çitaku e ka quajtur turp të madh.
“Kjo është një turp që vetëm sa e shpërfaq vogëlsinë e kryeministrit aktual dhe cektësinë e rezultateve te qeverisjes së sotme. Presidenti Thaçi nuk ka mundësi t’ja kthej sepse eshte në paraburgim duke mbrojtur UÇK-në”, ka shkruar Çitaku.
Ajo në fund ka folur për qeverisjen e Kurti duke thënë se rezultati i vetëm i Kurtit eshte nje ure këmbësorësh në një fshat dhe nje mori sanksionesh nga aleatët tonë.
“Poashtu, rezultatet e qeverisjes Thaçi, autostradat, aeroporti, njohjet dhe vetë pavarësia jonë, shihen, preken, udhëtohen, përjetohen, gëzohen. Rezultati i vetëm i Kurtit eshte nje ure këmbësorësh në një fshat dhe nje mori sanksionesh nga aleatët tonë. I pabesë si me tanët ashtu edhe me të huajt”, ka shkruar Çitaku në rrjetin sociale Facebook. /Gazeta10/
Postimi i plotë: